“Muhamed ibn Velidi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe se Teubete Anberiu tregon: “Shabiu më tha: “Ç'mendon për transmetimet e Hasenit nga Pejgamberi ﷺ? Ndërsa unë kam qëndruar tek Ibn Omeri dy vjet ose një vit e gjysmë, porse nuk e kam dëgjuar të ketë transmetuar nga Pejgamberi ﷺ përveç këtij hadithi: “Disa shokë të Pejgamberit ﷺ, në mesin e të cilëve ishte edhe Sadi, hëngrën mish, e atëherë njëra grua e Pejgamberit ﷺ i thirri ata duke u thënë: “Ai është mish i dabit”, kështu që ata u ndalën, por i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Hani, ose ushqejini të tjerët, sepse ai është hallall, - ose ka thënë: Nuk ka problem , - porse nuk është prej ushqimeve të mia.””