“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Misari dhe të tjerë, e këta nga Kajs ibn Muslimi se Tarik ibn Shihabi tregon se një hebre i tha Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “O prijësi i besimtarëve, sikur të na kishte zbritur neve ky ajet: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj”, (Maide, 3) atë ditë do ta shpallnim ditë feste. Omeri i tha: “Unë e di shumë mirë ditën se kur ka zbritur ky ajet. Ka zbritur ditën e Arafatit, në ditën e premte.””