“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e nesërme, pasi vdiq Pejgamberi ﷺ, kur muslimanët ia dhanë besën Ebu Bekrit, Omeri hipi në minberin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, e falënderoi Allahun para Ebu Bekrit dhe tha: “E, pas kësaj... Allahu për të Dërguarin e Tij ﷺ zgjodhi atë që ndodhet tek Ai (në ahiret), kundrejt asaj që është te ju (në dynja). Ky është Libri i Allahut, me të cilin Allahu e udhëzoi të Dërguarin tuaj, andaj kapuni për të, do të udhëzoheni, sepse Allahu me të e ka udhëzuar të Dërguarin e Vet.””