“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Jam dërguar me fjalë gjithëpërfshirëse e kuptimplota dhe jam ndihmuar me lemerinë (që i zë armiqtë e mi) , ndërsa mbrëmë, teksa po flija, dikush m'i ofroi çelësat e depove të Tokës dhe m'i vendosi në dorë.” Ebu Hurejra thoshte: “ I Dërguari i Allahut ﷺ shkoi, ndërsa ju ende po i konsumoni ato.””