“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Sadi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo Pejgamberi i janë dhënë mrekulli të atilla që njerëzit (lehtë) i besojnë. Mua më është dhënë shpallja, të cilën ma ka shpallur Allahu. Andaj, shpresoj të jem Pejgamberi me më së shumti pasues në Ditën e Gjykimit.””