“Amër ibn Abasi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahmani, e këtij i ka treguar Sufjani, e ky nga Vasili se Ebu Vaili tregon: “Një ditë, shkova u ula afër Shejbes në këtë xhami, e në atë rast ai më tha: “Omeri u ul në këtë vend dhe tha: - Më ka shkuar mendja që në të (Qabe) të mos lë as ar e as argjend pa e shpërndarë ndër muslimanë. - Por, ti nuk e bën këtë, - i thashë. - Përse, vallë?! - më pyeti. - Pararendësit e tu (Pejgamberi ﷺ dhe Ebu Bekri) nuk kanë vepruar kështu, - i thashë. - Ata janë burrat që duhen pasuar, - tha Omeri.””