“Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejhu, e këtij i ka treguar Hilal ibn Aliu, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Gjithë umeti im do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që refuzojnë.” - O i Dërguari i Allahut, e kush refuzon? - pyetën të pranishmit. - “Kush më bindet mua, do të hyjë në Xhenet, e, kush më kundërshton, vetëm se ka refuzuar”, - tha Pejgamberi ﷺ.”