“Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Afani, e këtij i ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky e ka dëgjuar Ebu Nadrin, e këtij i ka treguar Busr ibn Seidi se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ për net të tëra (gjatë Ramazanit) falej në një veçane të xhamisë, të ndërtuar me hasër. Pas ca ditësh disa shokë të tij iu bashkëngjitën (dhe faleshin me të). Pastaj një natë, ata nuk e dëgjuan zërin e tij, andaj menduan se ka fjetur. Kështu, disa prej tyre kolliteshin qëllimisht, që ai të vijë. Atëherë Pejgamberi ﷺ (në mëngjes) u tha: “Ju nuk pushuat nga ajo që vepronit, saqë u frikova se do t'ju bëhet obligim (namazi i teravive) . E, sikur t'ju obligohej, nuk do t'i bënit ballë. Prandaj, o njerëz, faluni nëpër shtëpitë tuaja, sepse namazi (nafile) më me vlerë për mashkullin është namazi që falet në shtëpi, përveç farzit.””