“Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejd ibn Ebu Burde, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “I Dërguari i Allahut ﷺ u pyet rreth disa gjërave që nuk i pëlqenin dhe, kur e tepruan me pyetje, u hidhërua e tha: “Pyetni (çfarë të doni) !” Një burrë u ngrit dhe pyeti: - O i Dërguari i Allahut, kë kam baba unë? - “Baba e ke Hudhafen” , - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. Një tjetër u ngrit dhe tha: - O i Dërguari i Allahut, po babai im, kush është? - “Babai yt është Salimi, i çrobëruari i Shejbës” , - iu përgjigj ai ﷺ. Kur Omeri vërejti hidhërimin në fytyrën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, tha: “Pendohemi tek Allahu Fuqiplotë (që të kemi shqetësuar).””