“Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e këtij i ka treguar Abdulmeliku se Verradi, qatipi i Mugire ibn Shuëbes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon: “Muaviu i dërgoi fjalë Mugires: “Më shkruaj çfarë ke dëgjuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ.” Kështu, Mugire i shkroi: “I Dërguari i Allahut ﷺ, pas çdo namazi (farz) thoshte: “La ilahe ila llallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin Kadir. Allahume la mania lima atajte, ve la mu'tije lima menate. Ve la jenfeu dhel xhedi minkel xhedu (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë. Zoti ynë! Askush nuk mund të pengojë nëse Ti jep dhe askush nuk mund të japë nëse Ti e pengon. Askujt nuk mund t'i bëjnë dobi pasuria e prejardhja në raport me Ty) .” Po ashtu i shkroi: “Pejgamberi ﷺ na ndalonte thashethemet, të pyeturit e shumtë, shpërdorimin e pasurisë, si dhe ndalonte mosrespektimin e nënave, varrosjen e bijave për së gjalli, privimin e të tjerëve nga pasuria dhe lypjen pa të drejtë.””