“Muhamed ibn Ubejd ibn Mejmuni na ka thënë: Na ka treguar Isa ibn Junusi, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon : “Isha me Pejgamberin ﷺ në një arë të Medinës dhe ai ecte i mbështetur në një shkop. Ndërkohë kaluam pranë një grupi hebrenjsh, disa prej të cilëve u thoshin të tjerëve: “Pyeteni për shpirtin?” Ndërkaq, të tjerët sugjeronin: “Mos e pyetni, se ndoshta ju jep ndonjë përgjigje që s'ju pëlqen.” - Do ta pyesim medoemos, - thanë ata. Kështu, disa u ngritën dhe thanë: “O Ebu Kasim! Na trego për shpirtin.” Pejgamberi ﷺ u ndal për disa momente, duke shikuar. Unë e dija se po i shpallej diçka, andaj u largova pak prej tij, derisa shpallja përfundoi. Pastaj lexoi (ajetin): “Do të të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim...” (Isra, 85)”