“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ filloi të mbajë një unazë ari, si rrjedhojë, edhe njerëzit morën unaza ari. Pas një kohe, Pejgamberi ﷺ iu drejtua njerëzve: “Unë pata vënë një unazë ari” - e në atë rast e hoqi nga gishti, e hodhi dhe tha: - “por, që sot, kurrë më nuk do ta mbaj atë.” Kështu, edhe njerëzit i hodhën unazat e tyre.””