“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos i lidhni ditët e agjërimit (pa iftar dhe syfyr) .” Njerëzit i thanë: “Por ti po i lidh.” Ai tha: “Unë nuk jam sikurse ju. Zoti im, gjatë natës, më ushqen me ngrënie e pije.” Por, ata nuk u ndalën, kështu që Pejgamberi ﷺ e lidhi agjërimin edhe dy ditë ose dy net, pastaj e panë hënën e re. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Sikur të vonohej hëna e re, do t'jua shtoja”, - si ndëshkim për ta (pasi refuzuan të ndaleshin).”