“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Hamzai, e ky e ka dëgjuar Ameshin, e ky e ka pyetur Ebu Vailin: A ke marrë pjesë në (Betejën) Sifin? Tha: Po. E kam dëgjuar Sehël ibn Hunejfin duke thënë ...; [t]: Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ameshi se Ebu Vaili tregon se Sehël ibn Hunejfi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “O ju njerëz, fajësojeni mendjen tuaj e jo fenë! Unë kam qenë i pranishëm ditën e ndodhisë së Ebu Xhendelit dhe, sikur të kisha pasur mundësi ta refuzoja urdhrin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, do ta refuzoja. Sa herë që luftonim për Allahun, edhe pse na dukej e rëndë, gjithnjë na lehtësohej puna për diçka më të mirë, përveç kësaj në të cilën ndodhemi ne tani.” Ameshi ka thënë: “Ebu Vaili shton: “Kam qenë i pranishëm në Betejën e Sifinit. Eh, çfarë fatkeqësie që ishte Sifini!””