“Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Humejdi tregon: “Njëherë Muavi ibn Ebu Sufjani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) gjatë ligjërimit të tij tha: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson kuptimin e fesë. Unë jam vetëm shpërndarës (i pasurisë dhe kumtues i fesë) , kurse Allahu është Dhuruesi. Ky umet do të vazhdojë të qëndrojë i fortë (në fenë e Allahut) derisa të bëhet Kiameti ose derisa të vijë caktimi i Allahut.””