“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka thënë Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur ky ajet i zbriti të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Thuaj: “Ai ka fuqi t'ju ndëshkojë prej së larti...”, (Enam, 65) tha: “Kërkoj mbrojtje me Fytyrën Tënde!” Pastaj: “... ose nga poshtë këmbëve tuaja...” , ai sërish tha: “Kërkoj mbrojtje me Fytyrën Tënde!” Dhe, kur zbriti: “... ose t'ju përçajë në grupe e të vuani nga duart e njëri-tjetrit” , ai tha: “Këto dyja janë më të lehta.””