“Esbeg ibn Feraxhi na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “Gruaja më ka lindur një djalë të zi, gjë që po më mundon!” - “A ke ndonjë deve?” - e pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Po, - tha ai. - “Çfarë ngjyre janë?” - Të kuqe. - “A ka prej tyre të përhitur?” - Po, ka edhe të përhitura. - “E kjo, nga mendon se ka ardhur!?” - O i Dërguari i Allahut, mbase mund të jetë nga loza, - tha ai. - “Atëherë, edhe ky (djali yt) ndoshta i ka ngjarë lozës” , - i tha Pejgamberi ﷺ dhe nuk ia lejoi ta mohojë fëmijën.””