“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Nëna ime është zotuar se do ta kryejë haxhin, por ka vdekur pa e bërë haxhin. A të bëj haxh për të?” Ai i tha: “Po, kryeja haxhin asaj. Çfarë mendon, sikur nëna jote të kishte borxh, a do t'ia paguaje?” - Po, - iu përgjigj ai. - “Kryeni obligimin e Allahut, sepse Allahu është më Meritori për t'i kryer obligimet (ndaj Tij) .””