“Shihab ibn Abadi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Humejdi, e ky nga Ismaili, e ky nga Kajsi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk lejohet zilia, përveç në dy raste: 1. Ndaj personit që Allahu i ka dhuruar pasuri dhe ai e shpenzon me të drejtë; 2. Dhe ndaj personit që Allahu i ka dhënë urtësi, me të cilën ai gjykon dhe ua mëson të tjerëve.””