“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kuranin e mësoja prej Abdurrahman ibn Aufit dhe, në haxhin e fundit të Omerit, teksa Abdurrahmani ishte në Mina, tha: “Sikur ta shihje prijësin e besimtarëve, kur i erdhi një njeri dhe i tha: “Filani po thotë: “Nëse vdes prijësi i besimtarëve, ne do t'ia japim besën filanit.” Atëherë Omeri tha: “Sonte do të ngrihem dhe do t'ua tërheq vërejtjen këtij grupi që po tentojnë ta marrin këtë çështje (që nuk u takon).” Unë i thashë: “Mos e bëj këtë, sepse haxhi i tubon njerëzit e thjeshtë, të cilët e mbizotërojnë ndejën tënde, ndërsa kam frikë se nuk do ta kuptojnë siç duhet dhe secili e kap sipas mendjes së vet, andaj prit derisa të shkosh në Medinë, vendin e hixhretit dhe të Sunetit. Atje do të veçohesh me shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ, muhaxhirë e ensarë, të cilët do ta ruajnë fjalën tënde dhe do ta kuptojnë siç duhet.” Omeri tha: “Për Allahun, posa të arrij në Medinë, do ta mbaj këtë fjalim.” Ibn Abasi shton: “Kur arritëm në Medinë, Omeri tha: “Allahu e dërgoi Muhamedin ﷺ me të vërtetën, atij ia zbriti Librin dhe në kuadër të tij ishte edhe ajeti i gurëzimit.””