“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi se Muhamed ibn Sirini tregon: “Ishim tek Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili kishte veshur një palë rroba liri të kuqërremta. Ai fshiu hundën dhe tha: “Eh, sa çudi! Ebu Hurejra i fshin hundët me leckë liri, ndërsa më parë më ndodhte të bija përtokë i alivanosur mes minberit të Pejgamberit ﷺ dhe dhomës së Aishes, saqë kur dikush kalonte aty pranë, ndodhte të ma vinte këmbën në qafë, duke menduar se isha i çmendur, ndonëse unë s'kisha asnjëfarë çmendurie, por vetëm ndjeja uri (të madhe).””