“Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani se Abdurrahman ibn Abisi tregon se dikush e pyeti Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A ke marrë pjesë në faljen e namazit të Bajramit së bashku me Pejgamberin ﷺ?” Ai iu përgjigj: “Po. Mirëpo, sikur të mos ishte afërsia ime me Pejgamberin ﷺ, për shkak të moshës sime të re, nuk do të dilja me të. Ai shkoi te kodrina afër shtëpisë së Kethir ibn Saltit, u fal dhe u ligjëroi njerëzve, pa ezan dhe pa ikamet. Pastaj i urdhëroi gratë të jepnin sadaka, kështu që ato i zgjasnin duart te veshët (vathët) dhe qafat (gjerdanet) e tyre. Me urdhrin e Pejgamberit ﷺ, Bilali shkoi tek ato (për të mbledhur sadakatë) pastaj u kthye te Pejgamberi ﷺ.””