“Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibn Mehdiu, e këtij i ka treguar Maliku, e ky nga Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pjesa mes shtëpisë dhe minberit tim është një prej kopshteve të Xhenetit, ndërsa minberi im është mbi Hauzin tim.””