“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ organizoi një garë me kuaj. Kështu, kuajt e stërvitur u nisën prej Hafjasë deri në Thenijetul Veda (vende në qytetin e Medinës). Ndërkaq, të pastërviturit prej Thenijtul Veda deri te Xhamia e Benu Zurejkut. Edhe Abdullahu ishte në mesin e garuesve me kuaj. Këtë na ka treguar edhe Kutejbe nga Lejthiu, e ky nga Nafiu, e ky nga Omeri.”