“Ebu Kurejbi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Burejdi se Ebu Burde tregon: “Shkova në Medinë, ku takova Abdullah ibn Selamin, i cili më tha: “Eja në shtëpi (tek unë) të jap të pish nga tasi prej të cilit ka pirë i Dërguari i Allahut ﷺ dhe të falesh në vendin ku është falur Pejgamberi ﷺ.” Unë shkova me të dhe ai më ofroi çervish të lëngshëm dhe hurma, si dhe u fala në vendfaljen e tij.””