“Seid ibn Rebia na ka thënë: Na ka treguar Ali ibn Mubareku, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e këtij i ka treguar Ikrime, e ky nga ibn Abasi se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sonte, teksa isha në Luginën Akik, më erdhi një i dërguar prej Zotit tim dhe më tha: “Falu në këtë luginë të bekuar dhe thuaj: “ (Po hyj në ihram për) umre dhe haxh.” Harun ibn Ismaili ka thënë: “Na ka treguar Aliu se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë: “... umre në kuadër të haxhit.””