“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ua ka caktuar banorëve të Nexhdit, Karnin për mikat, banorëve të Shamit, Xhuhfën dhe banorëve të Medinës, Dhul Hulejfën. Këtë e kam dëgjuar prej Pejgamberit ﷺ, porse jam informuar se ai, po ashtu, ka thënë: “Për banorët e Jemenit, Jelemlemi.” Dikush ia përmendi Ibn Omerit Irakun, porse ai tha: “Atë kohë Iraku nuk ka qenë me muslimanë.””