“Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ebu Salihu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit, Nuhu do të thirret dhe do t'i thuhet: “A ua ke kumtuar (shpalljen) ?” Nuhu thotë: “Po, o Zoti im!” Pastaj pyetet umeti i tij: “A jua ka kumtuar?” Ata thonë: “Jo, nuk na ka ardhur asnjë pejgamber.” Allahu i thotë Nuhut: “A ka kush dëshmon për ty?” Ai thotë: “Muhamedi ﷺ dhe umeti i tij.” Kështu, ju do të silleni dhe do të dëshmoni. Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ e lexoi ajetin: “Kështu, Ne ju kemi bërë umet mesatar”, - tha: (është për qëllim) umet të drejtë, - “që të bëheni dëshmitarë për njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar për ju...” (Bekare, 143) Xhafer ibn Avniu transmeton: “Këtë na ka treguar Ameshi nga Ebu Salihu, e ky nga Ebu Seid Hudriu, e ky nga Pejgamberi ﷺ.””