“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka treguar Atai se Ubejd ibn Umejri tregon se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i kërkoi leje Omerit për të hyrë, por iu duk se ishte i zënë, andaj u kthye. Pastaj Omeri tha: - A mos e dëgjova zërin e Abdullah ibn Kajsit? Jepini leje që të hyjë. E, kur e thirrën atë, Omeri e pyeti: “Pse veprove kështu (pse u ktheve)?” - Kështu jemi urdhëruar (të veprojmë), - tha Ebu Musai. - Më sill një argument për këtë, ose do të veproj me ty (kështu e kështu), - i tha Omeri. Ebu Musai shkoi te një ndejë e ensarëve (për të kërkuar dëshmitarë), ndërsa ata i thanë: - Për këtë le të dëshmojnë më të vegjlit prej nesh. Ebu Seid Hudriu u ngrit dhe tha: “Kështu jemi urdhëruar.” Atëherë Omeri tha: “Më paska ikur kjo gjë prej praktikës së Pejgamberit ﷺ. Më ka hutuar tregtia nëpër tregje.””