“Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky e ka dëgjuar Arexhin se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Po thoni se Ebu Hurejra e ka tepruar së transmetuari hadithe prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, mirëpo betohem në Allahun se do të dalim para Allahut. Unë kam qenë një i vobektë që e shoqëroja shumë të Dërguarin e Allahut ﷺ barkthatë. Muhaxhirët ishin të zënë nëpër tregje me shitblerje, kurse ensarët ishin të zënë me punët e pasurisë së tyre (kopshtet). Një ditë isha i pranishëm tek i Dërguari i Allahut ﷺ kur ai tha: “Kush e shtron rrobën e vet derisa t'i kryej këto fjalë e pastaj e merr atë, ashtu që nuk do të harrojë asgjë që ka dëgjuar prej meje (asnjë fjalë timen) .” Unë shtrova pelerinën që e kisha të veshur dhe, betohem në Atë që e ka dërguar atë (Muhamedin ﷺ) me të vërtetën, se nuk kam harruar asnjë fjalë që e kam dëgjuar prej tij.””