“Hamad ibn Humejdi na ka thënë: Na ka treguar Ubejdullah ibn Muadhi, e këtij i ka treguar babai i tij, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Sad ibn Ibrahimi se Muhamed ibn Munkediri tregon: “E kam parë Xhabir ibn Abdullahun (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) duke u betuar në Allahun se Ibn Sajadi është Dexhalli. Atëherë unë i thashë: “Betohesh në Allahun?!” - Unë e kam dëgjuar Omerin duke u betuar për këtë në prani të Pejgamberit ﷺ, ndërkohë që Pejgamberi ﷺ nuk e pati kundërshtuar atë, - tha Xhabiri.””