“Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Ata ibn Ebu Rabahu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që ha hudhër ose qepë, të mos na afrohet, - ose ka thënë: të mos i afrohet xhamisë sonë, - dhe le të qëndrojë në shtëpinë e vet.” Pejgamberit ﷺ i sollën një enë rrethore, - Ibn Vehbiu thotë: “Është për qëllim një pjatë me bishtaja (të gatuara)”, - i cili, me t'i nuhatur erën, pyeti çfarë kishte në të. Kur i treguan se kishte bishtaja, tha: “Afrojani!” Atëherë ata ua afruan disa shokëve të tij, që ishin me të. Kur (njëri prej tyre) pa (se Pejgamberi ﷺ e refuzoi), hezitoi të hante. Pejgamberi ﷺ tha: “Ha, sepse unë flas me atë që ti nuk flet (me Xhibrilin) .” Ibn Ufejri transmeton nga Ibn Vehbiu se ka thënë: “(I sollën) një tenxhere me bishtaja.” Ndërkaq, Lejthiu dhe Ebu Safvani nuk e përmendën çështjen e tenxheres në transmetimin e tyre nga Junusi, andaj nuk e di nëse është fjalë e Zuhriut apo pjesë e hadithit.””