“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Umu Hufejd bint Harith ibn Hazni i dhuroi Pejgamberit ﷺ pak djathë, gjalpë dhe disa zvarranikë të quajtur dab. Pejgamberi ﷺ kërkoi t'ia sjellin dabët, kështu që ata u hëngrën në sofrën e tij, porse ai i la, sikur neveritej prej tyre. Pra, sikur të ishin haram, nuk do të haheshin në sofrën e tij dhe nuk do të urdhëronte që të haheshin.”