“Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Mensur ibn Safija, e ky nga nëna e tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një grua e pyeti Pejgamberin ﷺ si të pastrohet nga menstruacioni. Ai iu përgjigj: “Merr një copë pëlhure të parfumuar dhe pastrohu me të.” - Si të pastrohem me të, o i Dërguari i Allahut? - pyeti sërish ajo. - “Pastrohu”, - i tha Pejgamberi ﷺ. - Po si të pastrohem me të, o i Dërguari i Allahut? - pyeti sërish ajo. - “Pastrohu me të”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Aishja tha: “Unë e kuptova çfarë kishte për qëllim i Dërguari i Allahut, andaj e tërhoqa atë (grua) nga vetja dhe e mësova.””