“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibrahimi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Si po i pyesni ithtarët e Librit për ndonjë gjë, ndërsa Libri juaj, i cili i është zbritur të Dërguarit të Allahut ﷺ është rrëfimi më i ri. Po e lexoni, të pastër dhe të pandryshuar. Ndërkaq, Allahu ju ka treguar se ithtarët e Librit e kanë zëvendësuar Librin e Allahut (Tevratin) dhe e kanë ndryshuar atë. Po ashtu, Librin e kanë shkruar me duart e tyre, pastaj kanë thënë: “Kjo është prej Allahut, që për këtë të kenë ndonjë përfitim të vogël (material). Si nuk ju ndalon dituria që ju ka ardhur që t'i pyesni ata?! E ata, betohem në Allahun se, asnjëherë, asnjëri prej tyre, nuk ju ka pyetur rreth shpalljes që ju është zbritur juve.””