“Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdurrahman ibn Mehdiu, e ky nga Selam ibn Ebu Mutië, e ky nga Ebu Imran Xhevniu se Xhundeb ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Lexojeni Kuranin për sa kohë që zemrat tuaja janë në ujdi, e, kur të fillojnë mospajtimet, shpërndahuni!” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Abdurrahmani e ka dëgjuar Selamin.””