“Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdusamedi, e këtij i ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Ebu Imran Xhevniu se Xhundeb ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Lexojeni Kuranin për sa kohë që zemrat tuaja janë në ujdi, e, kur të fillojnë mospajtimet, shpërndahuni!” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Jezid ibn Haruni transmeton nga Harun Averi, e këtij i ka treguar Ebu Imrani nga Xhundebi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.””