“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ ishte në agoninë e vdekjes e në shtëpinë e tij gjendeshin ca burra, në mesin e të cilëve ishte edhe Omer ibn Hatabi, Pejgamberi ﷺ tha: “Ejani, t'ju shkruaj një letër (amanet) , pas së cilës nuk do të devijoni kurrë.” Omeri tha: “Pejgamberin ﷺ e ka kapluar dhimbja, ndërkohë ju e keni Kuranin. Na mjafton Libri i Allahut.” Të pranishmit filluan të debatonin dhe të grindeshin. Disa thoshin: “Afrojani, le t'ju shkruajë i Dërguari i Allahut ﷺ një letër, pas së cilës nuk do të devijoni.” Disa të tjerë thoshin atë që e tha Omeri. Pasi e tepruan me shamatë dhe mospajtim, në prani të Pejgamberit ﷺ, ai tha: “Largohuni prej këtu!” Ubejdullahu ka thënë: “Ibn Abasi thoshte: “Ç'fatkeqësi e madhe që e penguan të Dërguarin e Allahut ﷺ ta shkruajë atë letër, për shkak të asaj fjalosjeje dhe shamate mes tyre!””