“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Hasini dhe Eshath ibn Sulejmi, e këta të dy e kanë dëgjuar Esved ibn Hilalin se Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ i ka thënë: “O Muadh, e di cila është e drejta e Allahut kundrejt njerëzve?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë. - “Ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë. Po e drejta e njerëzve tek Allahu, e di ti se cila është?” - tha Pejgamberi ﷺ. - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë. - “Të mos i dënojë ata” , - tha Pejgamberi ﷺ.”