“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Abdurrahman ibn Abdullah ibn Abdurrahman ibn Ebu Saësae, e ky nga babai i tij se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë dëgjoi një tjetër duke e përsëritur disa herë leximin e sures Ihlas (në namaz). Në mëngjes vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tregoi, duke aluduar në shkurtësinë e saj. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Për Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, ajo vlen sa një e treta e Kuranit.” Ismail ibn Xhaferi transmeton nga Maliku, e ky nga Abdurrahmani, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Seidi, e këtij i ka rrëfyer vëllai i tij, Katadja ibn Numani, nga Pejgamberi ﷺ.”