“Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Amri, e ky nga Ibn Ebu Hilali, e këtij i ka treguar Ebu Rixhal Muhamed ibn Abdurrahmani, e ky nga nëna e tij Amra bint Abdurrahmani, - e cila atëbotë ishte në përkujdesjen e Aishes, bashkëshortes së Pejgamberit ﷺ, - se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë Pejgamberi ﷺ dërgoi një burrë në një ekspeditë. Sa herë që ai ua falte namazin shokëve të vet, gjithmonë e mbaronte me suren Ihlas. Kur u kthyen, ata ia përmendën Pejgamberit ﷺ këtë gjë, i cili tha: “Pyeteni atë përse vepron kështu?” Pasi e pyetën, ai tha: “Sepse përmban cilësitë e të Gjithëmëshirshmit (Rrahmanit), gjë që më bën ta dua leximin e saj.” Pejgamberi ﷺ atëherë tha: “Lajmërojeni se atë e do Allahu.””