“Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejman ibn Bilali, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çelësat e fshehtësisë janë pesë. Ata nuk i di askush përveç Allahut: 1. Askush, pos Allahut, nuk e di çfarë mbajnë mitrat në brendësi; 2. Askush, pos Allahut, nuk e di çfarë do të ndodhë të nesërmen; 3. Askush, pos Allahut, nuk e di kur do të bjerë shi; 4. Asnjë shpirt nuk e di në cilën tokë do të vdesë, përveç Allahut dhe 5. Askush, pos Allahut, nuk e di kur do të ndodhë Kiameti.””