“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ismaili, e ky nga Shabiu, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kush thotë se Muhamedi ﷺ e ka parë Zotin e vet, ka gënjyer, sepse Allahu thotë: “Atë s'e arrijnë dot shikimet.” (Enam, 103) Ashtu siç ka gënjyer edhe ai që thotë se e di të fshehtën, ndërkohë që Allahu ka thënë se askush s'e di të fshehtën pos Allahut.””