“Ibn Ebu Esvedi na ka thënë: Na ka treguar Haremiu, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë: “Hidhen në Zjarr.” [t]: Halife më ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja, e ky nga Enesi; [t]: Muëtemiri transmeton se e ka dëgjuar babanë e tij, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Do të vazhdojnë të hidhen në Xhehenem, e ai do të thotë: “A ka më?” - derisa Zoti i botëve ta vërë Këmbën e Tij në të, e në atë rast njëra anë e tij do të puthitet me tjetrën. Pastaj (Zjarri) do të thotë: “Mjafton, mjafton, për madhështinë dhe krenarinë Tënde!” Gjithashtu, një pjesë e Xhenetit do të teprojë, saqë Allahu do të krijojë krijesa të reja për të mbushur pjesën e mbetur të Xhenetit.””