“Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Sulejmani, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ zgjohej natën për t'u falur, thoshte: “Allahume lekel hamdu, ente rabu semavati vel erdi, lekel hamdu ente kajimu semavati vel erdi ve men fihine, lekel hamdu ente nuru semavati vel erdi, kavlukel haku, ve vadukel haku, ve likauke hakun, vel xhenetu hakun, venaru hakun, ve seatu hakun; Allahume leke eslemtu, ve bike amentu, ve alejke tevekeltu, ve ilejke enebtu, ve bike hasamtu, ve ilejke hakemtu, fagfir li ma kademtu ve ma ahartu, ve esrertu ve alentu, ente ilahi, la ilahe li gajruke (O Allah, Ty të takon lavdërimi, se Ti je Zoti i qiejve e i Tokës. Tërë lavdërimi të takon Ty, se Ti je Kujdestari i qiejve e Tokës dhe ç'ka në to. I tërë lavdërimi të takon Ty, se Ti je Drita e qiejve dhe Tokës. Fjala Jote është e vërtetë. Premtimi Yt është i vërtetë. Takimi me Ty është i vërtetë. Xheneti është i vërtetë, e edhe Xhehenemi është i vërtetë. Kiameti është i vërtetë. O Allah, Ty të jam nënshtruar, në Ty kam besuar, te Ti jam mbështetur dhe te Ti jam kthyer. Për Ty armiqësohem e te Ti gjykohem. Andaj, m'i fal mëkatet e kaluara, të tashmet, të fshehurat dhe ato publike! Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje) .” Thabit ibn Muhamedi transmeton se Sufjani, pasi përmend këtë hadith, shton: “Entel haku ve kavlukel haku (Ti je i Vërteti dhe Fjala Jote është e vërteta) .””