“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Othmani se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa ishim në udhëtim me Pejgamberin ﷺ, kur ngjiteshim përpjetë, bënim tekbir (Allahu ekber), andaj Pejgamberi ﷺ na tha: “O njerëz! Mos e ngrini zërin, sepse nuk po i luteni të shurdhrit a të largëtit, por po i luteni Gjithëdëgjuesit, Gjthëshikuesit, të Afërtit.” Pastaj m'u afrua mua teksa në vetvete po thosha: “La havle ve la kuvete, ila bilah (S'ka ndryshim e as fuqi, përveçse me Allahun)" dhe më tha: “O Abdullah ibn Kajs! Thuaj: “La havle ve la kuvete ila bilah”, sepse ajo është thesar prej thesareve të Xhenetit!” - Ose ka thënë: “A të të tregoj një fjalë...?””