“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Seid ibn Ebu Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush shtrihet në shtrat, le ta fshijë shtratin me skajin e rrobës tri herë, pastaj le të thotë: “Bismike rabi vedatu xhenbi, ve bike erfeahu, in emsekte nefsi fegfirleha, ve in erselteha fahfedhha bima tahfedhu bihi ibadeke salihin (Me Emrin Tënd, o Zoti im, shtrihem dhe ngrihem. Nëse e mban shpirtin tim, fale e, nëse e kthen, ruaje atë siç i ruan robërit e Tu të mirë) !” Transmetimin e Malikut e fuqizojnë Jahjai dhe Bishr ibn Mufadali nga Ubejdullahu, e ky nga Seidi, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Ndërkaq Zuhejri, Ebu Damra dhe Ismail ibn Zekerija shtojnë: “Transmeton Ubejdullahu nga Seidi, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Po ashtu, këtë e transmeton edhe Ibn Axhlani nga Seidi, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.””