“Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdulmeliku, e ky nga Ribiu se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ shtrihej në shtrat, thoshte: “Allahume bismike ahja ve emutu (O Allah, me Emrin Tënd ngjallem dhe vdes) .” E, kur gdhihej, thoshte: “Elhamdulilahi ledhi ahjana bade ma ematena ve ilejhi nushur (Falënderimi i takon Allahut, i Cili na ngjalli pasi na bëri të vdekur (në gjumë) dhe tek Ai do të ringjallemi) .””