“Sad ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Mensuri, e ky nga Ribij ibn Hirashi, e ky nga Harashe ibn Hurri se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ shtrihej natën në shtrat, thoshte: “Bismike nemutu ve nahja (Me Emrin Tënd vdesim dhe ngjallemi) .” E, kur zgjohej, thoshte: “Elhamdulilahi ledhi ahjana bade ma ematena ve ilejhi nushur (Falënderimi i takon Allahut, i Cili na ngjalli pasi na bëri të vdekur (në gjumë) dhe tek Ai do të ringjallemi) .””