“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Salimi, e ky nga Kurejbi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur dikush dëshiron t'i afrohet bashkëshortes së vet (për marrëdhënie seksuale) dhe thotë: “Bismilah, Allahume xhenibna shejtane ve xhenibi shejtane ma razaktena (Me emrin e Allahut. O Allah, largoje shejtanin prej nesh dhe prej pasardhësit tonë) , nëse u është caktuar të begatohen me fëmijë, atëherë shejtani nuk do të mund ta dëmtojë atë asnjëherë.””